Papa Leoni XIV i bëri thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në enklavën e shkatërruar nga lufta, në Rripin e Gazës.
“Përsëris thirrjen time të zjarrtë për të lejuar hyrjen e ndihmës së drejtë humanitare dhe për t’i dhënë fund këtyre armiqësive, çmimin shkatërrues të të cilave po e paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët”-u shpreh Papa.
Që prej nisjes së Papatit të tij, Leoni i zgjedhur në 8 maj për të pasuar në krye të Kishës Katolike Papa Françesku – e ka përmendur disa herë deri më tani konfliktin në Gaza. Lutjen e re, ai e bëri në fund të fjalimit para audiencës, duke shtuar disa fjalë përtej tekstit të përgatitur.