Kryesore

Shqiptari fiton gjyqin me restorantin në Britani, përfiton 11 mijë paund

               Publikuar në : 18:42 - 09/09/21 liberale

Një shqiptar, punonjës i një restoranti në Britani të Madhe, ka fituar një gjyq me eprorët e tij pas një incidenti të një viti më parë.

Vasilis Kodra, do të përfitojë një shumë prej 11 mijë paundësh kompensim nga punëdhënësit, pasi ra pre e dhunës dhe thirrjeve raciste.

Ngjarja ka ndodhur më 6 tetor të vitit të kaluar. Shefi i kuzhinës së restorantit La Vita ku punonte Kodra, Robbie Syme, ka ngritur tonet ndaj punonjësve, dhe kur është larguar është shprehur se në restorantin e tij punojnë vetëm afrikanë, shqiptarë dhe rumunë.

“Marko (pronari i restorantit) punëson vetëm afrikanë, shqiptarë dhe rumunë të mallkuar” – është shprehur shefi i kuzhinës.

Më pas ai i është kthyer ashpër shqiptarit Vasilis Kodra duke e ofenduar me tone raciste. Një javë pas këtij inidenti, Kodra rezultoi pozitiv me COVID dhe nuk shkoi në punë për 10 ditë.

Pasi mbaroi karantinimin, ai u rikthye në vendin e punës ku pyeti shefin e kuzhinës për mjetet e tij. Ky i fundit iu kthye sërish me tone të ashpra dhe i tha të dilnin jashtë dhe ta zgjidhnin çështjen me sherr.

I riu shqiptar nuk pranoi dhe shefi i kuzhinës, Robbie Syme e kapi nga fyti duke i lënë të gërvishtura. Kodra nuk iu përgjigj ndërsa pak më vonë në restorant erdhi pronari, Marko Acari i cili e pushoi nga puna shqiptarin pa marrë parasysh se çfarë kishte ndodhur.

Vasilis Kodra e raportoi ngjarjen në polici, dhe kur efektivët mbërritën, ata sekuestruan kamerat e sigurisë që ndodheshin në kuzhinë. Por pamjet filmike të asaj dite ishin fshirë të gjitha.

Duke u nisur nga ky fakt, gjykata disa muaj më vonë e shpalli të pafajshëm shqiptarin duke vendosur që pronari i restorantit t’i paguajë një dëmshpërblim.

Pronari duhet t’i paguajë 5 mijë paund për thirrjet raciste, 5 mijë paund për largimin nga puna të Kodrës pa arsye dhe një shumë të ardhurash që nuk ia kishte paguar gjatë kohës që shqiptari ishte i infektuar me COVID.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back