Kronikë

TRAGJEDI në Sarandë/ 69-vjeçari vret gruan me sëpatë! I biri e hedh nga shkallët babain e tij, vdes në vend i moshuari (DETAJET)

Shkruar nga Liberale

TRAGJEDI në Sarandë/ 69-vjeçari vret gruan me sëpatë!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Shalës, Konispol. Rreth orës 07:00, një i moshuar ka vrarë bashkëshorten e tij, 66 vjeçare, me një sëpatë gjatë një konflikti në banesë.

Pas këtij krimi, i moshuari është përfshirë në një tjetër përplasje me djalin e tij, i cili e ka shtyrë atë nga shkallët. Si pasojë e dëmtimeve nga rënia, i moshuari ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia e Konispolit është njoftuar për ngjarjen dhe ka mbërritur menjëherë në vend.

Ajo ka arrestuar djalin e të moshuarit, shtetasin K. I., i cili tani po mbahet në ambientet e Policisë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetime për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisië:

“Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH