Politikë

Rama takohet me zv.Presidentin e KE në Mynih: Folëm për "Planin e Ri të Rritjes Ekonomike" për vendet e Ballkanit Perëndimor

Shkruar nga Liberale

Rama takohet me zv.Presidentin e KE në Mynih: Folëm për

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, ka zhvilluar një takim me zv.Presidentin e Komisionit Europian, Johanes Hahn.

Ka qenë vetë kryeministri i cili ka bërë të ditur këtë takim, përmes një postimi në Facebook.

Në postimin e tij Rama shkruan se gjatë takimit më Hahn ka biseduar mbi “Planin e Ri të Rritjes Ekonomike” për vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Mynih – Takim me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin, me të cilin folëm mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor."- shkruan Rama. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH