Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit e NATO-s u bashkuan me Mbretin Willem-Alexander dhe Mbretëreshën Máxima të Holandës, teksa pozuan për një foto familjare. Ndërsa marrin pjesë në samitin e NATO-s të vitit 2025 më 24 qershor 2025 në Hagë, Holandë, Meloni tërhoqi sërish vëmendjen e Trump i cili siç duket kërkoi ta kishte në reshtin e parë.
Samiti i këtij viti i NATO-s, i cili mblodhi së bashku krerët e shteteve dhe qeverive nga e gjithë aleanca ushtarake, po mbahet në Holandë për herë të parë.
Ndër të tjera, anëtarët duhet të miratojnë një plan të ri investimesh në mbrojtje që rrit objektivin për shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së. (Foto nga Haiyun Jiang-Pool/Getty Images)