Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

Shkruar nga Liberale

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/

Kreu i Partisë i Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët u pyet edhe për Genc Deromemajn ish-kryetarin e PD-së në Vlorë, i cili u zgjodh në krye të Kadastrës së qarkut Vlorë.

Lideri i PD u shpreh se Deromemaj bëri zgjedhjen e tij, duke marrë një post që një demokrat nuk do e merrte kurrë.

Deromemaj para 10 ditësh i dërgoi mesazh Berishës se do largohej nga partia, por nuk i tha se do drejtojë kadastrën e Vlorës.

"Para 10 ditësh dërgoi një mesazh, më informoi se do largohet nga aktiviteti politik. Në fakt nuk ka patur aktivitet për arsye të veta. Është zgjedhje e tij dhe unë personalisht e kam thënë, thelbin e lirisë e konsideroj si zgjedhje, ai ka bërë një zgjedhje. Ka marrë një post, që një demokrat nuk e merrte kurrë. Ai ka bërë zgjedhjen e tij.

Nuk kam dijeni për asnjë rast tjetër. Rasti i tij ishte evident. Nuk më njoftoi se do merrte funksion. Në një vend ku rrinë nga 3 muaj, në Vlorë. Por është zgjedhja e tij. Investimin ai e ka patur në PD. Si gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit, nuk kam dijeni."- deklaroi Berisha. 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH