Politikë

"Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar", Rama paralajmëron qytetarët: Mos përdorni VPN falas, është e rrezikshme

Shkruar nga Liberale
"Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar", Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy” ditën e sotme njoftoi se procedura për mbylljen e platformës “TikTok” ka përfunduar.

Qeveria mori vendimin më 6 mars për mbylljen e “TikTok” për një periudhë 1-vjeçare. Rama tha se përdorimi i VPN për të pasur akses në platformë është i rrezikshëm pasi hckerat vjedhin të dhënat e telefonit.

Rama: Procedura për mbylljen e “TikTok” ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit.

Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa “TikTok” për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH