Politikë

Rama, podcast me të rinjtë e FRPDPS/ Kryesocialisti: Cilësia e demokracisë nuk varet nga sa je dakort, por nga mënyra sesi nuk je dakort

Shkruar nga Liberale

Rama, podcast me të rinjtë e FRPDPS/ Kryesocialisti: Cilësia e

Kryeministri Rama, në podcasting e tij “Flasim” në rrjetin social Facebook, po zhvillon një takim me të rinjtë e FRPD të Vlorës. Gjatë vizitës së tij në Vlorë pak ditë më parë, Rama zhvilloi takim me 100 të rinj demokratë, takim i cili mori shumë vëmendje dhe pati reagime edhe nga FRPD e Vlorës.

Gjatë intervistës së tij Rama ka thënë se cilësia e demokracisë nuk varet nga sa je dakort, por nga mënyra sesi nuk je dakort.

“Ka momente që kura më e mirë për partinë ku je është që të thuash që këtë herë nuk ta jap votën sepse dua të ndryshosh. Kjo më bën realisht nga njëra anë të ndihem jo mirë kur dëgjoj këto histori, por nga ana tjetër edhe pse do ketë rezistenca sepse tjetër gjë është cfarë ke ti me politikën dhe tjetër gjë komunitetei dhe shërbimi. Edhe bisedat jashtë betejës janë normalitet. Tek vendi më i vështirë ku mund të mbillej kjo kulturë, aty është mbjellë. Kjo është një ndeshje demokratike ku bashkëjetesa.

Cilësia e demokracisë dhe jetës nuk varet nga sa shumë je dakort, por nga mënyra sesi nuk je dakort”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH