Politikë

"Sherifi do të vijë", Berisha: Ardhja e Chris LaCivita suprizë për Ramën, do t'i bjerë tavolinës me kokë

Shkruar nga Liberale
"Sherifi do të vijë", Berisha: Ardhja e Chris LaCivita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediet ditën e sotme tha se Chris LaCivita do të vijë në Tiranë, por nuk e zbuloi datën.

Strategu i fushatës elektorale të Presidentitn amerikan Donald Trump, do të udhëheqë fushatën elektorale të opozitës për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha tha se datën e mbërritjes së tij në Tiranë do t’ia lërë surprizëkryeministrit të vendit, Edi Ramës.

Berisha: Datën e ardhjes, unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë. Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai. Do vijë. Sherifi do vijë. Chris do vijë.

Më tej, kryedemokrati theksoi se shpenzimet e partisë opozitare do të jenë transparente dhe në përputhje me ligjet.

Berisha: Çdo gjë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie, do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe ligjet e vendit tjetër. Prandaj këtu nuk mund të ketë asnjë lloj aludimi tjetër. Do jetë edhe në zyrë, edhe online.

Tani online e kemi çdo ditë sa për dijeni. Çdo ditë punojmë me të, funksionon me këshilla, me probleme. Do ketë një njeri të kompanisë së tyre të instaluar përfundimisht. Ai do shkojë, do vijë. Kjo është praktika e punës me këto kompani konsultative elektorale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH