
Kreu i PD-së Sali Berisha bëri dhe njëherë zotimet sot para zgjedhjeve të 11 majit.
Ai tha se pas ardhjes në pushtet pas zgjedhjeve të 112 majit, do të shfuqizohet taksa 3 përqind e strehimit social mbi çmimin e shitjes.
Gjithashtu taksa e ndikimit në infrastrukturës do ulet nga 18 përqind e çmimit të shitjes në 2 përqind të preventivit.
Berisha u shpreh se TVSH do të ulet në 15 përqind. Në planin me PD, sipas Berishës do të ulet taksa e shitjes së pronës nga 15 përqind në 2 përqind.
Berisha: Ekonomia, ekonomia, ekonomia është programi i Shqipërisë Madhështore. Konsulta intensive janë zhvilluar me biznesin, me grupet e interesit ndaj dhe ato janë pasqyruar në programin tonë. Kështu që sot po ju paraqes ju edhe njëherë të plotë programin e Made in Albania, programi që synon të nxisë prodhimin në Shqipëri, të ndezë motorët e prodhimit që po shuhen, po bien nga viti në vit në mënyrë të pandalshme. Përveç garancive ligjore të një kodi fiskal që do miratohet tre muajt dhe nuk do mund të ndryshohet, përveçse në rast se lehtësohet, jo rëndim për biznesin gjatë 4 viteve.
Pra, kodi fiskal që do miratohet 3 muajt e parë do mund të ndryshohet gjatë 4 viteve për rëndime, por vetëm për lehtësime. Do të ulet numri i shkallëve të ndryshme tatimore. Vendoset taksa e sheshtë 10 përqind mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen.
Taksa e sheshtë 10 përqind mbi të ardhurat jo nga paga. Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël. Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milionë lekë xhiro vjetore. TVSH do ulet në 15 përqind, ikën tabuja 20 përqind.
Taksa e ndikimit në infrastrukturës do ulet nga 18 përqind e çmimit të shitjes në 2 përqind të preventivit. Shkak themelor i çmimeve strastosferike në ndërtim janë taksat absurde që vendosen mbi sipërfaqen e ndërtimit, të cilat në fakt sipas rastit, minumimi 10fishuan taksën e përparme dhe në raste të tjera edhe 20 apo 30fishuan atë. Dhe e gjitha kjo iu faturohet qytetarëve, duke ua shndërruar në pamundësi blerje. Ose duke i shndërruar apartamentet në molla të ndaluara.
Jo vetëm kaq, por kjo ka një ndikim shumë të fortë tek qiratë. Dhe në vendin me rrogat më të ulëta në Euiropë, qiratë janë në nivelet më të lartat. Ne e ndryshojmë rrënjësisht këtë situatë. Taksa 3 përqind e strehimit social mbi çmimin e shitjes shfuqizohet. Nuk do ekzistojë. Tarifa 1 përqind e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit shfuqizohet. Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5 në 1 përqind.
Berisha: Në konsultat tona, akciza për birrën do jetë me dy fasho. 600 lekë hektolitri për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit. Dhe duke respektuar standardin e BE, 300 lekë hektolitri për prodhuesit nën 200 mijë hektolitra në vit.
Çmimi i pullave fiskale nga 17 euro për 1 mijë pulla do ulet në 3 euro për 1 mijë pulla. Çmimi i pullave fiskale për verën do ulet nga 25 euro për 1 mijë pulla në 3 euro për 1 mijë pulla. Për verën, do të unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit. Akciza do të lidhet me prodhues të mëdhenj dhe të vegjël. Ajo që kanë vendosur këta mbi 12.5 përqind është një absurditet me brirë. Ne do nxisim prodhimin vendas. Natyrisht respektojmë rregullat e BE.
Edhe njëherë, në qoftë se në nga aktet e para, hedhim në Lanë Ballkanin e Hapur, ne u qëndrojmë besnikë detyrimeve që rrjedhin nga Procesi i Berlinit dhe procesi i integrimit në BE, pasi ato janë të studiuara. Psh BE pranon diferenca në akciza midis prodhuesve të mëdhenj dhe të vegjël dhe kjo është e bazuar në kostot që ka prodhuesi i madh me prodhuesin e vogël, por brenda një diapazoni të caktuar, pra nuk mund të jetë më shumë se 50 përqind diferenca. Por, siç e shihni, ne arrijmë të nxisim prodhimin në këtë mënyrë. Shpërblimet e dhëna me dëshirë dhe pa shtrëngesë nga klientët në njësitë që ofrojnë ushqime dhe pije janë të ardhura të përjashtuara nga tatimi si për kompaninë ofruese të shërbimit edhe për të punësuarit si kamarierë që përfitojnë prej tyre.
Pra, ai që në botë quhet tip, në Shqipëri e quajnë bakshish, nuk tatohet. E kam theksuar edhe herën tjetër, energjia elektrike për biznesin nga 18-24 orë që është sot, do shitet në 6 lekë. Zbret pra 3-4 herë.
Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15 përqind në 2 përqind. Taksa Rama e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10 përqind me pompat e vendeve fqinje.
Bimët medicinave marrin një mbështetje preferenciale të fuqishme krahas ullirit dhe arrorëve dhe bimëve aromatike. Ato janë dhe duhet të jenë një burim i fuqishëm i të ardhurave të zonave ku ato rriten dhe nuk ka një vend tjetër të ketë biodiversitetin e Shqipërisë. Do ofrohen lehtësira logjistike dhe të llojeve të tjera. Linja kredi dhe nxitje e fuqishme e barabartë me ullirin dhe arrorët, të cilët ngelen përparësi të pandryshueshme dhe të suksesit tonë.
Berisha: Qeveria dhe operatorët turistikë do të bashkëpunojnë në mënyrë që punonjësit sezonalë të turizmit të mund të paguhen me një rrogë bazë në periudhën kur në pikun e mungesës së turizmit, gjatë stinës që nuk ka turistë, sepse ata dalin në qiell të hapur pa asnjë mbrojtje.
Një pjesë e tyre janë sezonalë, janë studentë, janë nxënës, por të tjerë që nuk janë sezonalë në këtë punë, do të trajtohen me dinjitet dhe nuk do mund të flaken sipas sezonit, sikundër kujdesje e veçantë do bëhet për këta punonjës lidhur me kushtet e jetesës së tyre që duhet të jenë brenda standardeve njerëzore. Ligji për investimet strategjike pëson ndryshim rrënjësor. Çdo titull strategjik i dhënë me koncesion anulohet.
Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri do të jetë 5 vite pa taksa kudo që të investojë.
Por ataqë investojnë në zonat malore, ata do jenë 8 vite pa taksa, siç ka qenë ligji që e anuloi Edi Rama, por e rikthen tani për grupe që i interesojnë atij. 500 të parët thotë ai, se ata 500 të dytët janë të njerkës ata, nuk mund të përfitojnë. Me ca koncepte të ndryshkura. Eksportet, përveç bordit që u informova ju, do krijohet bordi që do monitorojë dhe kompensojë dëmet e krijuara nga lëkundjet e kursit të narko-euros.
Do krijohet fondi për mbështetjen, mbrojtjen dhe nxitjen e eksporteve. Për të rinjtë, zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit. Çdo i ri nën 30 vjeç. Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat gjer në moshën 25 vjeç. Stimuj fiskalë dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç që duan të investojnë në startup-e dhe inovacion.
Mbështetje e fortë e arsimit profesional dhe ekselencave të tij për biznesi. Për zonjat, gratë, zero tatim fitimi për vitin e parë të biznesit. Subvencionim i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj. Kredi të buta bankare nga banka e zhvillimit me preferencë për gratë dhe krijimi i një fondi për mbështetjen e bizneseve të grave.
Pra, do bëhet gjithçka për pushtetërimin ekonomik të grave në Shqipëri. Kjo është një mënyrë e suksesshme për të luftuar pabarazinë e madhe gjinore që ekziston në rrafshin ekonomik midis burrave dhe grave.