Politikë

Berisha jep lajmin:Drejtimin e PD-së do t"ua lë të rinjve!

Shkruar nga Liberale
Berisha jep lajmin:Drejtimin e PD-së do t"ua lë të rinjve!

Kryetari i Partisë Demokratike njoftoi se do ua dorëzojë të rinjve ose demokratëve me moshën nën 40 vjeç.

“Tani ne jemi në fushatë zgjedhore dhe kam folur me drejtuesit, dhe e kuptojmë se fytyra e fushatës tonë, të jetë fytyra juaj, shëmbëlltyra e fushatës tonë të jetë fytyra juaj dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë. Kjo të jetë shëmbëlltyra më e mirë e cila duhet të përhapet në mbarë vendin.

Puna më intensive gjatë këtyre 40 ditëve, do të bëhet prej kush, sepse dinamizmi, dinamika juaj është jetësore dhe do të tregojë shëmbëlltyrën e vërtetë të PD. Në këtë fushatë, kemi 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç. Kjo është mosha e pranueshme për ta quajtur dikë të ri”, tha ai.

Doktori u bëri thirrje të rinjve ta votojnë dhe si shpërblim do të marrin hapjen e Tik-Tok. Ndonëse vetë e ka gjetur me kohë manovrën për ta përdorur ende.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH