Aktualitet

Policia Kufitare gjen 43 bidonë me karburant afër Sazanit, dyshohet se i hodhi një skaf që vinte nga Greqia

Shkruar nga Liberale

Policia Kufitare gjen 43 bidonë me karburant afër Sazanit, dyshohet se

Policia Kufitare e Vlorës, Roja Bregdetare dhe Guardia di Finanza kanë gjetur disa ditë më parë 43 bidonë plastikë që pluskonin në det, me një peshë totale që mund të shkojë deri në 3 tonë karburant, në afërsi të Sazanit.

Raportohet se karburanti u hodh në det nga një skaf gjatë ndjekjes nga policia, e që dyshohet se kishte ardhur nga Greqia.

Pasi kanë hedhur benzolin në det, ata dyshohet se janë larguar sërish drejt shtetit fqinj.  Dyshohet gjithashtu se skafi mund të bëjë linjën Turqi-Spanjë. Ndërkohë, mësohet gjithashtu se janë zhvilluar kontrolle në Karaburun dhe Sazan, me 200 mjete të ko ntrolluara në total.

"Gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe Rojen Bregdetare, u konstatuan duke pluskuar në det edhe 43 bidonë plastikë, që dyshohet se janë të mbushur me lëndë hidrokarbure. Bidonat u sekuestruan në SPK Triport. Vijojnë veprimet hetimore për këtë rast”, sqaroi policia, duke mos e specifikuar peshën totale të karburantit", bëri me dije sot (1 prill) policia vendore, por pa sqaruar peshën e ngarkesës së karburantit.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë konfirmoi se ka shtuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në hapësirën detare, si dhe parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme që mund të zhvillohet në këtë hapësirë, duke ushtruar kontrolle në 200 mjete lundruese.

"Gjatë 10 ditëve të fundit, në bashkëpunim me Repartin Delta Force, Guardia di Finanza dhe strukturat e tjera partnere, janë realizuar kontrolle intensive nga toka dhe deti, me fokus zonat më të frekuentuara nga mjetet lundruese. Si rezultat, janë verifikuar mbi 200 mjete lundruese, të cilave iu është kontrolluar dokumentacioni përkatës, pajisjet e sigurisë, si dhe respektimi i itinerareve të miratuara. Këto veprime synojnë jo vetëm garantimin e lëvizjes së sigurt për qytetarët dhe turistët, por edhe forcimin e kontrollit për të parandaluar rastet e trafikimit dhe krimet mjedisore”, theksohet në njoftim.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH