Politikë

Me shqiptarët në Londër, Basha ironizon Ramën: Shqipëria 2030, por ke investuar te “313”-ta

Shkruar nga Liberale

Me shqiptarët në Londër, Basha ironizon Ramën:

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar programin e kryeministrit Edi Rama nga takimi o sotëm me shqiptarët në Londër.

Në videon që nis me thirrjet e të pranishmëve 7x7=313, Basha i çon mesazh Ramës duke thënë se premtoi Shqipërinë 2030, por ka investu tek 313-ta.

“O Rame, çfarë të të them, këta janë shqiptarët e Londrës. E nisën këta, pa e nisur unë. Ke premtuar Shqipërinë 2030, por ke investu tek Shqipëria 313, o Rame. Kështu që edhe këtu nga Londra, pyesin: ku i ke shokët Rame? 7x7=313”, shprehet Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH