Politikë

Spiropali uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin: Mbarësi dhe më shumë dashuri në jetët tuaja!

Shkruar nga Liberale
Spiropali uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin:

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në një komunikim për mediat, ajo theksoi se kjo është një ditë që rrezaton përtej komunitetit mysliman.

Spiropali shprehu se toleranca mes komuniteteve fetare në Shqipëri është një realitet dhe jo thjesht një slogan. Ajo theksoi se Komuniteti Mysliman është një faktor progresi që nxit harmoninë fetare dhe shmang përçarjen.

Kjo është një ditë që rrezaton përtej komunitetit mysliman. Gjej rastin të uroj të gjithë shqiptarët në Shqipëri e diasporë, në trevat shqiptare, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës në Greqi e kudo, sepse festat i kemi ndarë me njëri tjetrin pavarësisht besimit fetar. Është një dëshmi e qartë sesi toleranca mes komuniteteve është një realitet dhe jo slogan.

Uroj Komunitetin Mysliman Shqiptar, një komunitet që rrezaton këtë tolerancë duke qenë një faktor progresi që nxit harmoninë fetare dhe jo përçarjen, një komunitet që mundohet ti bashkojë të gjithë rreth festave. Dua t’i uroj të gjithë shqiptarët, pavarësisht besimit për shëndet, gëzime, mbarësi dhe më shumë dashuri në jetët e tyre”, tha kryetarja e Parlamentit.

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH