Politikë

FOTO HISTORIKE/ Vizita e marsit ‘78 në Sarandë, ja çfarë u tha Enver Hoxha dy pionereve që e shoqëruan

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Vizita e marsit ‘78 në Sarandë, ja

Foto nga vizita e Enver Hoxhës më 25 mars 1978 në Sarandë ku u prit si në një ditë feste

Në mars ‘78, Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, i shoqëruar nga e shoqja, Nexhmije Hoxha, anëtare e Komitetit Qendror të Partisë, arriti në Sarandë ku u prit nga sekretari i parë i Komitetit të Partisë të Rrethit të Sarandës, Jashar Menzelxhiu dhe nga kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit, Jordan Pani.

FOTO HISTORIKE/ Vizita e marsit ‘78 në Sarandë, ja

Rruga që kalon anës detit është e mbushur plot e përplot me njerëz që brohorasin. Sarandën e hijeshojnë edhe flamujt e kuq, parullat, banderolat, portretet e Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit si dhe të vetë Enver Hoxhës.

FOTO HISTORIKE/ Vizita e marsit ‘78 në Sarandë, ja

Enveri gjatë vizitës qëndroi pranë tre varreve të Heronjve të Popullit Vasil Llaçi, Mitro Xhani e Lefter Talo. Nderon me grusht, vendos nga një buqetë me lule të freskëta e, me respekt të madh, u ledhaton yllin dhe mermerin ku janë gdhendur emrat e tyre. Pastaj shoku Enver kalon i kapur nga duart e dy nënave pranë e pranë të rënëve.

Enveri teksa takon njerëzit e thjeshtë të Sarandës merr përdore dy pionierë dhe, duke ecur me ta, u thotë:

Të parët tanë luftuan për tokën, për Atdheun tonë të shtrenjtë me pushkë e me penë. Naimi, Samiu, Abdyli, Hoxhë Tahsini janë patriotë të shquar dhe dijetarë të mëdhenj. Ata punuan tërë jetën për Shqipërinë. Vepra e tyre është e pavdekshme. Lufta për çështjen e popullit të bën të pavdekshëm. Dhe kjo tokë, në tabanin e së cilës, ashtu siç thotë populli, ‘është derdhur gjak me okë’, përherë do të nxjerrë bij dhe bija të denja. Ata gjithmonë do t'ia ngrenë më lart lavdinë Shqipërisë.”

FOTO HISTORIKE/ Vizita e marsit ‘78 në Sarandë, ja

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH