Politikë

“Nga 1 janari 2026 paga minimale 500 euro”, Rama prezanton programin e 11 majit: Rrogë mesatare 1200 euro

Shkruar nga Liberale

“Nga 1 janari 2026 paga minimale 500 euro”, Rama prezanton programin

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar angazhimin e tij për rritjen e pagave në vend.

Në fjalimin e tij, Rama shpalli vizionin për “Shqipërinë 2030”, ku theksoi se paga mesatare do të arrijë të paktën 1200 euro. “Sot paga minimale është 440 euro dhe duke filluar nga janari 2026, e një vendim që do të merret pas zgjedhjeve, paga minimale do të jetë 500 euro,” deklaroi ai.

Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga kjo rritje e pagës minimale, Rama njoftoi se sipërmarrësit do të jenë të detyruar të rrisin pagën minimale, por do të kenë lehtësi tatimore. “Gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti nuk do të kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 euro,” shtoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH