Politikë

Kush është më “kokëforti” i kandidatëve të PS që nuk është tërhequr ende nga kërkesa në KQZ mbi kontestimin e kolegëve

Shkruar nga Liberale

Kush është më “kokëforti” i kandidatëve

Dy kandidatë për deputetë të Partisë Socialiste janë tërhequr nga kërkesat për të parë pamjet filmike të numërimit.

Bëhet fjalë për ish-ministren Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalinë.

Ndërkohë është tërhequr e fundit nga kërkesa e saj edhe Blerina Gjylameti. Frrok Gjini është kandidati i vetëm i cili pretendon se vota e tij është keqlexuar.

Ishte kryeministri Edi Rama ai që u kërkoi socialistëve të mos kontestojnë njëri-tjetrin. Në lidhje me këtë kërkesë të kandidatëve socialistë, reagoi edhe ministri Taulant Balla. Ai u shpreh se transparencën në këtë rast e bën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, prandaj u kërkoi kolegëve socialistë dhe jo vetëm të cilët kanë pretendime të tilla që të bëjnë durim.

“Transparencën në këtë këndvështrim, edhe për shkak të numrit të madh, të orëve të gjata të pamjeve filmike, më mirë sesa e ka bërë KQZ nuk e bën askush. Duroni kur ta bëjë KQZ-ja”, u tha Balla gazetarëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH