Politikë

Kur do të bëni një FOTO me Lulin? Rama i përgjigjet komentuesit: Fizikisht nuk puqemi, por jemi të lidhur me zemër

Shkruar nga Liberale

Kur do të bëni një FOTO me Lulin? Rama i përgjigjet

Gjatë rubrikës së tij “Sy m’sy” në Facebook, kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi një qytetari që e pyeti nëse do të bënte një foto me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Qytetari pyeti: “Me Lulin kur e keni lënë për foto, se pyet një shok në diasporë?”

Në një përgjigje me tone humoristike, Rama tha: “Për foto nuk e di se fizikisht nuk puqemi, por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër, por vetëm se nuk jemi larg syve dhe larg zemrës. Jemi larg syve dhe sytë në zemër.”

Kjo deklaratë vjen në vijim të videove dhe disse-ve mes dy politikanëve, duke shtuar edhe më shumë spekulimet mbi marrëdhënien e tyre politike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH