Politikë

Kandidatët e PD-së në Tiranë kërkojnë rinumërim votash, KAS ua refuzon kërkesën

Shkruar nga Liberale.al

Kandidatët e PD-së në Tiranë kërkojnë

Disa kandidatë të Partisë Demokratike në Tiranë dyshojnë për manipulim gjatë numërimit të votave dhe kanë kërkuar zyrtarisht rinumërimin e tyre në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). Tre nga kandidatët e listës së hapur, përfshirë Ilir Alimehmetin, kanë argumentuar se përqindja e votave të kaluar në favor të rivalëve është më e lartë se diferenca reale mes tyre.

Megjithatë, KAS rrëzoi kërkesat e tyre me votë 4 me 1, duke vendosur që vetëm subjektet politike, dhe jo kandidatët individualë, kanë të drejtën të ankohen për rinumërim. Përfaqësuesi Ilir Rusmali ishte i vetmi që mbështeti kërkesën e kandidatëve për të rinumëruar votat.

PD nuk pranoi mbrëmë të vulosë kërkesat ankimore të kandidatëve për rinumërim në qarkun e Tiranës. Ky vendim vjen pas shqetësimeve për manipulime gjatë procesit të numërimit të votave preferenciale.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH