Politikë

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth Ramës e Klosit senatorë, themelues, ministra, deputetë dhe simpatizantë

Shkruar nga Liberale

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

Partia Socialiste feston sot 33-vjetorin e themelimit. Në oborrin e selisë rozë përveç kryeministrit, ministrave dhe deputetëve ishin edhe senatorët themelues të kësaj force politike, gazetarë dhe simptatizantë.

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth
U pa Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, të merrte rolin kryesor pas Ramës dhe jo kryebashkiaku Erion Veliaj. Mesazhi i Ramës dukej i qartë: PS është një parti që mbahet prej tij dhe askush tjetër nuk mund të bëjë pa pëlqimin e tij.

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

Në selinë e PS-së, ku tradicionalisht festohen përvjetorët e themelimit të partisë, në krah Ramës u panë edhe ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ish-ministrat, Arta Dade, Namik Dokle, Et’hem Ruka dhe mjaft të tjerë. Rama e ka përmbledhur urimin e tij për këtë ngjarje vetëm me një frazë “Rroftë Partia Socialiste”. Ka qenë sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, ai i cili ka mbajtur fjalën e rastit duke nënvizuar se “PS është gati për të fituar edhe shumë gara elektorale”.

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

“PS ka dëshmuar vazhdimësi, siç është sot një bashkim i themeluesve, por e shumë të rinjve që i janë bashkuar ndër vite. Sot në këtë festë vijmë më të fortë se kurrë, me shumë arritje se ja kemi dalë të jemi pranë njerëzve të zakonshëm të Shqipërisë. PS vjen e fortë, e përgatitur për të fituar shumë gara të ardhshme elektorale”, tha Klosi.

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

Disa prej senatorëve shprehën urimet për këtë ditë për të gjithë socialistët dhe simpatizantët e kësaj partie.

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth


Ish numri dy i kësaj partie, Gramoz Ruçi, theksoi: “Kënaqësi e madhe! Para 33 vitesh zonjat barazoheshin me gishtat e dorës, sot 50% e qeverisë janë zonja."

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

Ish-deputetja Valentina Leskaj tha se PS dhe Rama po mbajnë premtimet për të cilat morën mandatin e tretë. “E gjen PS një parti të fortë të organizuar me një punë të jashtëzakonshme. Është një nga gjërat më të mira që po bën PS.”
Ndërkohë Namik Dokle shprehet se në ADN-në e PS është përmirësimi i vazhdueshëm.

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

“E gjen shumë mirë, e gjen në mandatin e tret dhe gati për të katërtin. ADN e PS është përmirësimi brenda vetes. Kjo e bën të besohet nga popullit. Në ditët e festave nuk bëhen këto analiza.”

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

Ethem Ruka vlerëson se në historinë e PS ka vetëm fitore. “Uroj që të jetë fortë sa ditën e parë. Ka histori të shkëlqyer. Historia e saj është shumë fitore. Asgjë nuk është e përsosur.”

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

Ndërsa Arta Dade thekson se PS udhëheqëse e Shqipërisë në mjaft sfida ndërkombëtare.
“Është një ngjarje e shënuar. Uroj që PS të mbetet e solidaritet dhe e vlerave mbi të cilat u krijua. I uroj socialistët dhe simpatizantët urime, partitë politike janë vlere kombëtare. “
Kryebashkiaku Erion Veliaj u shfaq i veçuar dhe i menjanuar nga festimet e 33-vjetorit.

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

FOTO/ 33-vjetori i PS-së “zhduk” Veliajn! Mbledh rreth

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH