Politikë

Aulona Kalaja kërkon numërimin e votave, depoziton kërkesë në KQZ për qarkun e Durrësit

Shkruar nga Liberale

Aulona Kalaja kërkon numërimin e votave, depoziton kërkesë

Kandidati në listën e mbyllur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Aulon Kalaja ka depozituar në KQZ kërkesë për rinumërimin e votave në qarkun Durrës. Ai tha se nga këqyrja e pamjeve ka konstatuar trafikim vote.

Kalaja rendit edhe problematikat që ka evidentuar nëpër kuti specifike, ku reflektohen parregullsi në raportimin e saktë të rezultatit.

“E paraqesim këtë kërkesë sot, me qellim që të zihet afati i ankimit, megjithatë, kërkojmë nga ju, të na vendosni në dispozicion kohën e nevojshme për të analizuar pamjet filmike. Nëse nga ana juaj do të pranohej në mënyrë të menjëhershme hapja dhe rinumërimi i kutive, atëherë, do të ishte e panevojshme që të na ngarkohet barra për të këqyrur çdo pamje filmike. Por duke qene se kjo është pjesë e disponimit tuaj përfundimtar, patjetër që kërkojmë nga ju, të na vendosni në dispozicion një kohe të arsyeshme për tu përgatitur para se të nisi shqyrtimin e ankesën.

Gjykojmë se pretendimet tona janë evidentuar dhe premisa e shkeljeve është vendosur, pasi është vendosur motivi I keqpasqyrimit e të dhënave. Gjithashtu, rezervojmë të drejtën që deri në ditën e shqyrtimit të kërkesës, të shtojmë kërkimet dhe argumentet tona, gjithashtu deri në atë moment të paraqesim pretendime shtesë edhe sa I përket legjitimitetit, kjo nisur nga ngarkesa dhe mospasja e kohës fizike për të përmbyllur çdo argument.

Në datën 26.05.2025, kemi marrë dijeni për Vendimin nr. 1327, datë 24.05.2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për Rezultatin në zonën zgjedhore Qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”. Duke mos qenë dakord me këtë vendim, për shkak se vlerësojmë se gjatë procesit të numërimit të rezultatit zgjedhor prejt të cilit ka dalë ky vendim kanë ndodhur shkelje të ligjit, të cilat kanë cenuar rëndë procesin zgjedhor, si dhe tërësia e shkeljeve të ligjit, të ndodhura në këtë zonë zgjedhore ka cenuar procesin zgjedhor në një masë të tillë, që ka ndikuar në ndarjen e mandateve, sikurse do të provohet gjatë hetimit administrativ, po parashtrojmë këtë ankim me faktet, dispozitat ligjore dhe arsyetimin ligjor“, thuhet në kërkesë.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH