Kronikë

Theu xhamin e dyqanit dhe vodhi një shumë parash, arrestohet ‘sikfteri’ në Vlorë

Shkruar nga Liberale

Theu xhamin e dyqanit dhe vodhi një shumë parash, arrestohet

Një 29 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi një shumë parash në një dyqan në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata” dhe në videon e mëposhtme shihet “skifteri” që thyen xhamin e dyqanit, hyn brenda dhe pasi merr paratë lagohet po nga ajo dritare.

I riu rezulton me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit se ishte vjedhur një shumë parash në një dyqan, në lagjen “Lef Sallata”, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Storm 17“ u arrestua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. B., 29 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH