Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje.
Sipas medieve italiane, shqiptari ka plagosur me thikë një 41-vjeçar, pas një debati mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në Artenë mbrëmjen e djeshme.
Ishte shtetasi italian ai që ka denoncuar në polici rastin. I plagosuri u dërgua fillimisht në spitalin Colleferro e më pas u transferua në spitalin Spallanzani në Romë ku iu nënshtrua dy operacioneve.