Kronikë

Pranga shqiptarit në Greqi, ishte i kërkuar për tentativë vrasjeje të oficerëve të policisë

Shkruar nga Liberale

Pranga shqiptarit në Greqi, ishte i kërkuar për tentativë

I përfshirë në një tentativë vrasjeje ndaj punonjësve të policisë së ekipit të DI.AS.

Kjo ishte akuza e cila e kishte shpallur në kërkim 51-vjeçarit shqiptar Andon Sinaj.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se ngjarja për të cilët akuzohet shqiptari ka ndodhur në 8 shkurt 2024 , jashtë një kompanie në Koropi, të cilën 51-vjeçari ka tentuar ta grabisë.

Ndaj 51-vjeçarit ishtë lëshuar një urdhër arresti me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj oficerëve të policisë.

Gjithashtu, ai akuzohet edhe për shkelje të ligjeve për substancat e varësisë, për armët dhe për të huajt, si dhe për shkelje të të dhënave personale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH