Kronikë

Policia e Zvicrës zbulon 47 kg kokainë në aeroport, e pësojnë 5 shqiptarë (ja ku e kishin fshehur)

Shkruar nga Liberale

Policia e Zvicrës zbulon 47 kg kokainë në aeroport, e

Gjatë një kontrolli doganor në aeroportin e Zyrihut, në Zvicër u gjet një sasi të madhe kokaine.

Pesë trafikantë të dyshuar droge u arrestuan, të dielën e 7-të korrikut, me 47 kilogramë kokainë të fshehura në një valixhe.

Të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë me banim jashtë vendit dhe të moshës 25 deri në 40 vjeç.

Pas marrjes në pyetje, të pestë u paraqitën në prokurorinë kompetente.

Hetimet për rastin po vijojnë me intensitet, ndërkohë që të tjera detaje priten në vijim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH