Kronikë

Mbante armë pa leje, arrestohet 43-vjeçari në Durrës, në pranga edhe dy të tjerë

Shkruar nga Liberale

Mbante armë pa leje, arrestohet 43-vjeçari në Durrës,

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shadow”. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 43-vjeçar që mbante armë zjarri pistoletë, pa leje. Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.

Bëhet fjalë për Dritan Agasi, Artur Karamuça dhe Florenc Berberi.

Gjatë aksionit është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak.

Dritan Agasi u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 11, Durrës, iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

Ndërsa Artur Karamuça dhe Florenc Berberi, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për këtë rast dhe nuk kishin kallëzuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH