Kronikë

Gazetari: SPAK ka gjetur në celularin e një ushtaraku të lartë video ku bëjnë s*ks në zyrë shteti

Shkruar nga Liberale

Gazetari: SPAK ka gjetur në celularin e një ushtaraku të

Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur për dosje të cilët po hetohen nga SPAK dhe për të cilat pritet të ketë zhvillime në vijim, më konkretisht mbi dosjen e pronave të forcave detare.

Teksa dha detaje mbi hetimet e SPAK, Dervishi zbuloi mes të tjerash se në një prej 25 celularëve që u janë sekuestruar ushtarakëve dhe zyrtarëve të lartë të ministrisë së Mbrojtjes është gjetur një video ky ushtaraku, të cilit gazetari nuk i përmendi emrin, shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale brenda zyrës së tij.

Gazetari: SPAK ka gjetur në celularin e një ushtaraku të

“Janë sekuestruar 25 telefona ushtarakësh dhe duke u hapur një telefon gjendet edhe një situatë marrëdhënie seksuale në një zyrë shteti që po hetohet më vete. Pra në një cellular të një ushtaraku, zyrtari të lartë të ministrisë së Mbrojtjes në zyrën e vet”– tha Dervishi në një intervistë televizive.

Mes të tjerash, ai shtoi se dosja për pronat e forcave detare e nisur me hetimin e procedurës së lidhjes së kontratës së qirasë me Marina Bej Sarandën për bazën detare, ka sjellë hetime edhe më te gjera ku përfshihet edhe Ministria e Infrastrukturës si dhe disa çështje të tjera, si ndryshimi i selisë së disa institucioneve të ministrisë së Mbrojtes pa marrë miratimin e Presidentit të Republikës, asokohe Ilir Metës.

Gjithashtu sipas Dervishit, në hetim është edhe blerja e helikopterëve të rinj, çështja për muzeun ‘sekret’ për të cilin u caktuan 6 milionë euro gjatë pandemisë kur shpenzimet e ministrisë së Mbrojtjes ishin të kufizuara.

“Janë hapur disa dosje të tjera, parku i automjeteve te mbikalimi “Shqiponja” ka lëvizur pa miratimin e presidentit, Shërbimi Informativ Ushtarak ka lëvizur nga ‘Fresku’ pa miratimin e presidentit, policia ushtarake ka lëvizur nga Sauku pa miratimin e presidentit, mirëmbajtja e helikopterëve kur blemë të rinj nga 22 milionë euro secili dhe njëri prej tyre ka mbetur në Itali për turp prej 3 vitesh.  Me pikëpyetje, është një muze ‘sekret’ 6 milionë euro, është bërë në kohë pandemie kur ministria e Mbrojtjes i ka pasur të limituara shpenzimet”- nënvizoi Dervishi.

Gazetari tha se për këto dosje janë marrë në pyetje mbi 30 persona, mes tyre presidenti Bajram Begaj asokohe shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Bardhyl Kollçaku, ish-shef i shtabit të përgjithshëm, Olta Xhaçka ish-ministre e Mbrojtjes, Ilir Xhebexhia, ish-komandat i forcës detare. Por theksoi se jo të gjithë janë marrë në pyetje në cilësinë e të hetuarve por edhe në cilësinë e dëshmitarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH