Krimi i dyfishtë në Korçë lidhet me motive pronësie. Babai i autorit Ilo Lluka, i cili vrau mbrëmjen e sotme në mes të rrugës 40-vjeçarin Emiljano Pine, bashkëjetonte me nënën e këtij të fundit.
Babai i autorit, për shkak të konflikteve mbi trashëgiminë e shtëpisë së tij u konfliktua me djalin e bashkëjetueses, Emiljano Pine, i cili humbi jetën rrugës për në spital.
Gjatë mbrëmjes së sotme, Ilo Lluka ka shkuar në lokalin ku po pinte kafen Emiljano dhe e ka thirrur atë jashtë. Ai e ka qëlluar me 4 plumba dhe më pas ka qëlluar edhe veten.