Kronikë

EMRAT/ Detaje nga ngjarja në LUSHNJE: Djali gënjeu mjekët pas plagosjes me thikë nga i ati: Rashë nga biçikleta!

Shkruar nga Liberale
EMRAT/ Detaje nga ngjarja në LUSHNJE: Djali gënjeu mjekët pas

Detaje të reja dalin pas sherrin në familje në Lushnjë, ngjarje e ndodhur pasditen e kësaj të marte, ku babë e bir plagosën me thikë njëri-tjetrin.

39-vjeçari përfundoi në spital si pasojë e plagëve të marra nga thika. Gjithashtu në spital u shoqërua për ndihmë mjekësore edhe babai 69-vjeçar, pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Personat e përfshirë në sherr janë  Nari Plaka 39 vjeç dhe Bashkim Plaka 69 vjeç. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se babë e bir shkuan për tu mjekuar rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës.

Filimisht u paraqit për ndihmë mjekësore 39 vjeçari, i cili nuk tregoi që ishte plagosur me thikë, por tha se kishte rënë nga biçikleta dhe i kishte hyrë hekuri në bark. Mjeket dyshuan se ai mund të ishte dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe e operuan.

Pas djalit shkoi mjekim edhe babai i tij 69 vjeçari, Bashkim Plaku i cili kishte dëmtime në koke dhe fytyrë. Policia informoi se babë e bir ishin dëmtuar mes njëri-tjetrit, gjatë një konflikti mes tyre.

Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH