Kronikë

E RËNDË në Berat! 40-vjeçari qëllon veten më thikë brenda banesës, dyshohet se…

Shkruar nga Liberale

E RËNDË në Berat! 40-vjeçari qëllon veten më

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Berat, ku një 40-vjeçar është vetëplagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, në banesën ku jetonte 40-vjeçari i vetëplagosur Bledar Mbrakulli.

Dyshohet se Mbrakulli vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se kjo nuk është hera e parë që ai ka lënduar veten. Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se mesditën e sotme ai ka marrë një thikë nga kuzhina dhe ka goditur veten në krah.

Pas kësaj, familjarët e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar drejt banesës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH