Një person ka humbur jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lezhë-Tiranë, pranë një biznesi. Këmbësori mësohet paraprakisht se ka qenë duke lëvizur në anë të autostradës.
Këmbësori Vladimir Muhja ka qenë duke lëvizur në anë të autostradës dhe përcjellësit e energjisë kanë qenë në tokë.
Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton ngjarjen e rëndë.