Kronikë

"Dua t'i kërkoj FALJE Ilarias", masakroi 22-vjeçaren dhe e futi në valixhe, autori letër ndjese familjes: Jam gati të paguaj për mëkatet...

Shkruar nga Liberale

"Dua t'i kërkoj FALJE Ilarias", masakroi 22-vjeçaren

Mark Samson, autori i vrasjes së 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, u ka dërguar një letër prindërve të saj, Flamur dhe Gëzime Sula, ku i kërkon familje për krimin e kryer.

 Në letër ai shkruan se është penduar për krimin e tmerrshëm, duke u shprehur se: "jam gati të paguaj për mëkatet e mia pa asnjë justifikim."

LETRA E SHKRUAR NGA AUTORI I VRASJES: 

Po shkruaj nga qelia ime, ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur.

Është e parëndësishme të kërkosh falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarisë, nuk e respektova kur ajo donte të më linte. U çmenda nga dhimbja dhe humba kontrollin. Jam i vetëdijshëm se asgjë që mund të them apo të bëj sot nuk do ta lehtësojë sadopak dhimbjen e familjes.

Unë nuk jam duke u përpjekur të zvogëloj përgjegjësitë e mia ose të shpëtoj nga pasojat e veprimeve të mia, unë jam gati të paguaj për mëkatet e mia pa asnjë justifikim.

"Dua t'i kërkoj FALJE Ilarias", masakroi 22-vjeçaren

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH