Kronikë

Dosja “Partizani”/ Gjykata e Lartë ia refuzon lirinë Jamarbër Malltezit

Shkruar nga Liberale

Dosja “Partizani”/ Gjykata e Lartë ia refuzon lirinë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jamarbër Malltezit për masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vendosur nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Iliriana Olldashi më 21 nëntor të vitit 2023.

Malltezi u arrestua dhe u la në masën e sigurisë “arrest në burg” nga gjyqtarja e shkallës së parë Irena Gjoka në muajin tetor, lidhur me hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Kërkesa e Malltezit për shuarje të masës së sigurisë është rrëzuar jo vetëm nga Gjykata e Lartë, por më herët dhe nga Apeli i Posaçëm dhe nga GJKKO.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH