Kronikë

Dhunoi dhe kanosi një person për një borxh të pashlyer, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Dhunoi dhe kanosi një person për një borxh të pashlyer,

Arrestohen katër persona në Tiranë. Mësohet se 53-vjeçari A.D ka dhunuar fizikisht dhe kanosur me fjalë një 58-vjeçar për një borxh të pashlyer.

Gjithashtu është arrestuar një 52-vjeçar pasi ka thyer xhamat e një makine në një servis. Dy persona të tjerë janë arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktim aksidenti me pasojë dëme materiale.

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në orën 12:00, në rrugën “Reshit Petrela”, ka goditur me grushte dhe ka kanosur me fjalë, shtetasin S. V., 58 vjeç, për motive të dobëta (borxh i pashlyer).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin L. B., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Todo Manço”, në një servis automjetesh, ka thyer xhamat e një automjeti, duke e goditur me sende të forta.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

- E. T., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

- M. M., 35 vjeç, banues në Vorë, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH