Kronikë

Një rrugë e dy punë! Berisha vijon ‘fushatën’ në SPAK’, duartrokitet nga “313”

Shkruar nga Liberale

Një rrugë e dy punë! Berisha vijon ‘fushatën’

Teksa u paraqit sot në SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha mbylli me një rrugë dy punë

Berisha iu bind urdhrit të gjykatës, ku firmosi procesverbalin përkatës për llogari të hetimit penal. Por njëkohësisht nuk e la pas ritmin e fushatës me mesazhin e numrit zgjedhor 1 në kapele.

Megjithatë, ka edhe një çështje të tretë që mbetet e pandryshueshme te ish-kryeministri, dhe ajo është kritika ndaj SPAK. Duartrokitjeve të mbështetësve iu bashkuan edhe zërat e të paraburgosurve të 313, të cilët janë fqinjët e Prokurorisë së Posaçme.

Për Berishën, ky ishte një moment për të kujtuar takimin në Komitetin Antitorturë në Këshillin e Europës, ku ka ngritur shqetësimin edhe mbi arrestimin e ish-presidentit. Por, pavarësisht akuzave të ndryshme, ajo që i bashkon të paraburgosurit VIP me këdo tjetër në burg, është rënia e prezumimit të pafajësisë.

Më 23 prill pritet të mbahet seanca paraprake e radhës, ku pritet të dëgjohet avokati i Homeplan, dhe pastaj do të shikohet nëse do jepet apo jo një vendim.

 

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH