Kronikë

Balla për dhunën ndaj avokatit Mëngjesi: Ngjarja në ndjekje nga policia. Zotëria i penxheres së drejtësisë që sulmon Ramën...

Shkruar nga Liberale

Balla për dhunën ndaj avokatit Mëngjesi:  Ngjarja në ndjekje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesit.

Balla shprehet se Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa u përgjigjur akuzave të Rithemelimit, duke u shprehur se “zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij”.

"Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi.

Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve.

Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit.

Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor!'

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH