Kronikë

Arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim nga Spanja, lëvizte me dokumente false

Shkruar nga Liberale

Arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim nga Spanja, lëvizte me

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle pasi kishte urdhër gjykate për arrestimin e tij.

Policia spanjolle fillimisht ndaloi një automjet të dyshimtë, ku pasagjeri në makinë u identifikua me patentë dhe pasaportë greke, ndërsa agjentët konstatuan se të dyja dokumentet kishin shenja falsiteti, dhe më pas kryen hetimet dhe zbuluan se të dyja ishin të falsifikuara.

Për këtë arsye, personi me iniciale A. Z, 31 vjeç, me kombësi greke, u arrestua për falsifikim dokumentesh.

Pas përpjekjeve të kryera me Korpusin e Policisë Kombëtare dhe Mossos d’Esquadra, u bë i mundur identifikimi i të arrestuarit si K. B, 31 vjeç dhe me kombësi shqiptare dhe me identitetin e tij të vërtetë u vërtetua se një urdhër arresti ishte ndaj tij nga gjykatat hetuese të Torrox në Málaga.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH