Kronikë

Arrestohet shoferi në Tiranë nën efektin e drogës, makina e drejtuar prej tij përfundoi në rrobaqepësi

Shkruar nga Liberale
Arrestohet shoferi në Tiranë nën efektin e drogës, makina e

Policia e Tiranës arrestoi një shofer, i cili nën efektin e lëndëve narkotike është përfshirë në aksident.

Sipas njoftimit të bluve, shtetasi me iniciale A.L ka dëmtuar dy biznese duke i shkaktuar dëme materiale.

Ky shtetas ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “T3A AMP”.

U bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH