Kronikë

Arrestohet 40-vjeçari në Lushnjë, i dehur në timon përplasi një automjet ku mbeti i plagosur shoferi

Shkruar nga Liberale

Arrestohet 40-vjeçari në Lushnjë, i dehur në timon

Një 40-vjeçar është arrestuar paraditen e kësaj të premte në Lushnje.

Duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, 40-vjeçari ka përplasur një automjet, ku për pasojë mbeti i plagosur bashkë me drejtuesin tjetër të mjetit.

“Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin, 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Peqin-Lushnjë”, automjeti që ky shtetas drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin, 46 vjeç, banues në Lushnjë.

Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH