Kronikë

Arrestohen 16 persona në Itali, disa prej tyre shqiptarë. Sekuestrohen pasuri me vlerë 2 mln €

Shkruar nga Liberale

Arrestohen 16 persona në Itali, disa prej tyre shqiptarë. Sekuestrohen

Policia e Pistoias arrestoi 16 persona në kuadër të një mega-operacioni antidrogë.

Sipas mediave italiane, për 6 prej të arrestuarve ishte caktuar masa e sigurisë arrest me burg, për 4 u caktua arrest shtëpie me byzylyk elektronik dhe për 6 të tjerë u caktua detyrim paraqitje.

Të gjithë të dyshuarit, me kombësi italiane dhe shqiptare, akuzohen për trafik dhe posedim të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.

Ndaj tyre është urdhëruar sekuestrimi i parave apo mallrave me vlerë totale mbi 2 milionë euro.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH