Kronikë

Aksident TRAGJIK në Shkodër, humb jetën adoleshenti, një tjetër në gjendje të rëndë

Shkruar nga Liberale
Aksident TRAGJIK në Shkodër, humb jetën adoleshenti, një


Një adoleshent ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër.

Policia e Shkodrës njofton se 16-vjeçari ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte, duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë lëndime serioze që i shkaktuan vdekjen.

“Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur "Stom Golem", dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes", bën me dije policia.

Ndërkohë në gjendje të rëndë është transportuar për në spital, një i mitur, vetëm 14-vjeç, i cili dyshohet se udhëtonte bashkë me viktimën në të njëjtin motomjet.

Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH