Kronikë

Aksident në aksin Dragot-Këlcyrë, plagosen 5 persona

Shkruar nga Liberale

Aksident në aksin Dragot-Këlcyrë, plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Dargot-Këlcyrë, ku rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit Kodër janë përplasur mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. F., dhe automjeti me drejtues shtetasin S. O.

Si pasojë e tij kanë mbetur të plagosur 5 persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një furgon mallrash, i cili është përplasur me një autoveturë me 4 persona në bord.

Policia ka mbërritur  në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër janë përplasur mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. F., dhe automjeti me drejtues shtetasin S. O.

Si pasojë janë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH