Kronikë

" U takuam 30 minuta para ngjarjes", flasin shokët e 18-vjeçarit që u vra me thikë në Shkozë: Rrinte larg sherreve! Ndihmonte të atin...

Shkruar nga Liberale

" U takuam 30 minuta para ngjarjes", flasin shokët e

Miqtë e Aurelio Dervishit, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme gjatë një sherri mes një grupi të rinjsh në Tiranë, e përshkruajnë një djalë të qetë që i qëndronte larg konflikteve.

Shokët e të ndjerit shprehen se e kishin takuar gjysmë ore para ngjarjes, ku ishte pasagjer në një makinë, ndërsa nuk e kishin vënë re se me kë ishte.

“Aureljo ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë. Pasi mbaroi gjimnazin punonte me të atin, bënin punime elektrike. E takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar”, thanë për tch miqtë e 18-vjeçarit.

Ai ndodhej në vendin dhe momentin e gabuar, pasi nuk ishte ai shkaku i sherrit mes të rinjve mbrëmënë kryeqytet.

Në medie u raportua se “Molla e sherrit” ka qenë një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH