Aktualitet

Zgjedhjet në Himarë, Beleri mesazh në greqisht nga burgu votuesve: E sigurt, bashkia do të jetë në duart e Petros Gikouria!

Shkruar nga Liberale

Zgjedhjet në Himarë, Beleri mesazh në greqisht nga burgu

Eurodeputeti Fredi Beleri, i cili u arrestia para zgjedhjeve të kaluara lokale në Himarë ku ai ishte kandidat dhe fitoi nga burgu, përmes faqes zyrtare në Facebook ka përcjellë një mesazh në gjuhën greke nga burgu, ku thotë se dotën e sotme minoriteti etnik grek po bën betejën përfundimtare për demokraci.

Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Bashkisë së Himarës, ku në garë janë kandidatët Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i opozitës.

Ai gjithashtu i ka uruar suksese kandidatit të opozitës, Petro Gjikurisë, duke u shprehur se në duart e tij Himara do të jetë e sigurt.

“Zemra ime sot është në Himarë. Ku sot pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë luftën përfundimtare për Demokracinë dhe të drejtat e tyre. Nga qelia e burgut shqiptar ku po qëndroj prej 425 ditësh, mendimet e mia gjithë ditën do të jenë me vëllezërit e mi dhe të gjithë ata që kuptojnë se shteti ligjor dhe demokracia janë të panegociueshme. Me të gjithë ata që më kanë shprehur simpatinë dhe më kanë qëndruar pranë kësaj kalvari. Me të gjithë ata që nuk u përkulën përballë metodave të puçit dhe logjikës parademokratike dhe sot do ta vërtetojnë edhe një herë.

Suksese nga zemra Petros Gikouria. Jam i sigurt që duart e tij do ta udhëheqin të sigurt Bashkinë tonë ditën e nesërme”, ka shkruar Beleri.

Beleri u burgos vitin e kaluar nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit dhe u shpall fajtor nga gjykata ku edhe vuan ende dënimin.

Zgjedhjet në Himarë, Beleri mesazh në greqisht nga burgu

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH