Aktualitet

Vranë të atin dhe e groposën në kasollën e bagëtive, tre fëmijët e Pëllumb Metës sot para gjykatës

Shkruar nga Liberale

Vranë të atin dhe e groposën në kasollën e

Ditën e sotme tre fëmijët e familjes Meta, të cilat akuzohet se kanë vrarë babain e tyre, Pëllumb Meta dhe e varrosën në kasolle dalin para gjykatës, për t'u njohur me masën e sigurisë që do të jepet ndaj tyre.

Ngjarja e rëndë u zbulua më 23 Shkurt, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit të groposur në kasollen e bagëtive, në oborrin e shtëpisë.

Ai ishte shpallur i zhdukur prej 13 Shkurtit, pas denoncimit të djalit të madh se kishte humbur kontaktet me babanë.

Por hetimet zbuluan se Pëllumb Meta ishte vrarë më 10 Shkurt nga djali i madh, Hysen Meta dhe në fshehjen e kufomës kanë bashkëpunuar djali i vogël, Amarildo 21 vjeç dhe vajza Hygerta, 19 vjeçe. Ndërkohë, nëna e tyre Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë për fshehje krimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH