E ndërsa numërimi i votave të Diasporës për qarkun e Fierit vazhdon, gjatë darkës Taulant Balla dhe Flamur Noka kanë ndjekur pranë njëri-tjetrit se si ka vijuar procesi.
I pranishëm ishte dhe kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili u bë pjesë e numërimit të votave.
Gjatë këtij procesi, si kandidati i PS-së, ashtu dhe ai i PD-së, nuk i kursyen “thumbimet”, ndaj njëri-tjetrit, ndërsa Celibashi, gjeti rastin për t’i fotografuar gjatë momentit kur ndodheshin pranë njëri-tjetrit, gjë e cila ka shkaktuar të qeshura tek të pranshmit.