Aktualitet

Vangjush Dako e 3 të tjerë do hetohen nga GJKKO, shpall moskompetencë për 5 ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit

Shkruar nga Liberale

Vangjush Dako e 3 të tjerë do hetohen nga GJKKO, shpall

Gjykata e Posaçme shpalli moskompetencën për Ferzilet Hajdërin, Adnand Toçin, Diana Dedjan, Bashkim Salillarin dhe Hanza Rekën, të cilët kërkuan gjykim të zakonshëm dhe ndarjen e çështjes nga ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Bëhet me dije se gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi kalimin e dosjes në ngarkim të këtyre personave në Gjykatën e Durrësit, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj tyre, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme mbetën ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Kujtojmë se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre” në dy raste. Një rast ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vjet më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019, dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitorje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milion lekësh.

Dako u arrestua në muajin Qershor të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe u la i lirë në shkurt të këtij viti, pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve. Pas pak ditësh pritet të jepet pretenca për ish-kryebashkiakun e Durrësit nga SPAK.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH