Me një të shtënë, një shqiptar vrau kunatin e tij 33-vjeçar në Volos të Greqisë dhe më pas shkoi në komisariat dhe u dorëzua, pasi ky i fundit dyshohet se përdhunonte vajzën e tij prej vitesh.
Komuniteti lokal i Volosit është tronditur nga një krimi i ndodhur, me viktimë një 33-vjeçar me origjinë shqiptare dhe autor një bashkatdhetar 50-vjeçar.
Sipas raportimeve të mediave lokale, autori duke përdorur një armë gjahu me një tytë – të cilën e kishte në pronësi të ligjshme – ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain 33-vjeçar të gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin që kishte kryer.
Sipas informacioneve, 50-vjeçari ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës vajza e tij 18-vjeçare ka treguar se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare.