Aktualitet

Tragjedia në Greqi/ Nga përplasja e trenave humbën jetën 57 persona, flet nëna e shqiptares së vdekur: E dogjën dhe na e dhanë në kuti hiri

Shkruar nga Liberale

Tragjedia në Greqi/ Nga përplasja e trenave humbën jetën 57

Një vit më parë, si pasojë e përplasjes së dy trenave në Tempi, Larissa, humbën jetën 57 persona, e mes tyre edhe 6 shtetas shqiptarë.

Nëna e 20-vjeçares shqiptare, Klaudia Lata që humbi jetën në këtë tragjedi, shprehu zemërimin dhe pikëllimin e saj për humbjen e vajzës 20-vjeçare. Duke folur për mediat greke ajo tha se sot është dita më e vështirë e jetës së saj, pasi Klaudia nuk është më mes tyre.

Ajo thotë se tre ditë pas tragjedisë, trupin e Klaudias ia sollën me qese të zeza, pasi i kishte mbetur vetëm hiri.

“Sot është dita më e vështirë e jetës sime, zija është e madhe, na mungon shumë. Kisha një shpresë si një nënë për ta gjetur të gjallë, por tre ditë më vonë ma sollën me një thes të zi… Na e dogjën fëmijën dhe na e dhanë në një kuti hiri“– tha ajo.

Teksa i dridhej zëri, ajo kërkoi sërish drejtësi dhe llogari duke theksuar se do të luftojë për të vendosur drejtësinë, duke shtuar “që të mos qajë asnjë nënë tjetër si unë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH