Aktualitet

Tragjedi/ Kolegut i kishte thënë që “nuk ndihem mirë”, ndërron jetë 38-vjeçari (teksa i tregonte mjekut arsyen i bie të fikët dhe vdes)

Shkruar nga Liberale

Tragjedi/ Kolegut i kishte thënë që  “nuk ndihem

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një punëtor shqiptar ka ndërruar jetë. Sipas raportimeve viktima është shtetasi Ledian Sharka, 38 vjeç me profesionin murator.

Sipas një rikonstruksioni fillestar të tragjedisë, punëtori, banues në Castel Del Monte, së bashku me një koleg ishin duke punuar në një shtëpi private kur papritur ai ka thënë “nuk ndihem mirë”.

Me një koleg, 38-vjeçari shkoi në spitalin e qytetit. Ndërkohë që po i shpjegonte mjekut arsyen pse ndodhej në spital, papritur u rrëzua përtokë. Pavarësisht ndihmës së mjekut, Sharka ndërroi jetë.

Prokurori Fabio Picuti, ka urdhëruar transferimin e trupit në morgun e spitalit, ku me shumë gjasa do të kryhet autopsia për të verifikuar shkakun e saktë të vdekjes.

38-vjeçari LediaSharn ka ishte i martuar dhe baba i një vajze 5-vjeçare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH